Reperja e njohur Loredana ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re, të titulluar “Tut mir nicht leid”, mirëpo ajo nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Përgjatë ditëve të fundit, përpos lajmeve të rikthimit me Mozzik-un, në rrjet është përfolur dhe për një bashkëpunim mes tyre.
Një ndër fansat e ka pyetur reperen rreth bashkëpunimit në fjalë, në kanalin e saj të Youtubit. Çuditërisht, ajo nuk ia ka kursyer një përgjigje, duke u shprehur se preferon ta mbajë sekret për momentin.
“Është sekret për momentin, por do e mësoni”, ka replikuar Loredana.
Përgjigjja e saj ka lënë të kuptohet se ajo dhe Mozziku po përgatitet për diçka se bashku, por se çfarë, mbetet për t’u parë!
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës