Nita Deda është dorëhequr nga pozita e Drejtoreshës së Festivalit DokuFest.
Përmes një njoftimi për media nga faqja zyrtare e DokuFest-it, Deda vetëm falënderohet për bashkëpunimin por nuk theksohet arsyeja e dorëheqjes.
“Nita i është bashkuar DokuFest-it në edicionin e vitit 2010 në pozitën e koordinatores së DokuTv për të vazhduar punën e saj në krye të Komunikimit dhe si Organizatore e DokuNights deri në vitin 2016, kur përveç këtyre detyrave mori përsipër detyrën e Drejtoreshës së Festivalit”, thuhet në njoftim.
Për një dekadë të tërë, thuhet në njoftim, Nita ka kontribuar në rritjen e vazhdueshme të festivalit si dhe sukseset në nivel vendor dhe ndërkombëtar.
“Përgjatë drejtimit të festivalit nga Nita, DokuFest ka hulumtuar dhe adresuar tema të rëndësishme sociale e politike si Korrupsioni, E Ardhmja, Reflektimi, E Vërteta, të përkthyera në kampanja poetike ndërtuar mbi mesazhe të aktivizmit dhe rebelimit të cilat kanë rezonuar në publikun vendor dhe ndërkombëtar. Programi i DokuNights i ko-kuruar nga Nita, përgjatë viteve solli në Kosovë një spektrum të gjerë të artistëve botëror dhe vendor, të cilat në skena të ndryshme të DokuNights kanë sjellë shprehjet më radikale artistike, interpretuar përmes mediumeve të reja eksperimentale apo atyre folklorike.
DokuFest falënderon Nitën për kontributin e saj të jashtëzakonshëm përgjatë këtyre viteve dhe i uron sukses në projektet e saj”, përfundon njoftimi.
Kurti dhe kabineti qeveritar bëjnë homazhe në Prekaz për 28-...
Haradinaj bën homazhe në Prekaz: Qëndresa e tyre përmbysi sh...
Pas dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, reagon ...
Ndryshimet në qeverinë “Rama”, 7 ministrat e rinj betohen pa...
Shumë qytetarë mblidhen në Prekaz, fillojnë homazhet për dit...
Disa persona e grisin flamurin në sheshin “Adem Jashari” në ...