E ftuara speciale e “Mos i fol shoferit” ishte gazetarja Eni Vasili. Gjatë bisedës, ajo rrëfeu për daljen e saj të parë në televizion për të dhënë lajmet, kur ishte vetëm 20 vjeçe.
Ndonëse e dinte se do ishte pjesë e ekranit, hera e parë ishte një surprizë për Enin, e cila hyri në dollapin e mamasë për të marrë një veshje që të dukej serioze para audiencës.
“Nuk isha përgatitur akoma të dilja në lajme, ishte bërë konkursi, unë e kisha fituar për të qenë pjesë e stafit të moderatorëve të lajmeve, por nuk na kishin thënë në filan datë do të filloni të jepni lajmet. Ndodh dicka me të ndjerin Roland Roshi, nuk e di cfarë problemi kishte dhe më marrin në telefon, më thonë do dalësh në lajme. Unë isha komplet e papërgatitur, më kapën dhe disa emocione. Pretendoja ta dija një javë para, të filloja të gjeja xhaketat e duhura, të bëja provat dhe 20 vjec nuk vishesha me xhaketa, prandaj mora një nga dollapi i mamit. I vura dhe nja 2 vata se ashtu ka qenë moda që të dukesha e madhe, doja të ngjaja pak nga Tefta Radi. Kështu dola, dola shumë mirë, ishte fati i fillestarit. Më pas kam hyrë shpesh në dollapin e mamit”, tha Vasili.
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...