Ka nisur rindërtimi i shtëpisë së familjes Sala në fshatin Pinar të Shqipërisë, i cili financohet nga këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, përmes rrjetit social Instagram.
“@RitaOra e mbajti fjalën menjëherë. Faleminderit goce! Pas tërmetit, nisi rindërtimi i shtëpisë së Familjes Sala në fshatin Pinar, falë kontributit të vajzës tonë”, ka shkruar ai ndër të tjera në mbishkrimin e videos së publikuar.
Artistë të shumtë shqiptarë kanë ndihmuar personat e prekur nga tërmetet e fuqishme që goditën Shqipërinë të martën e 26 nëntorit.


Disa dhuruan veshmbathje, ushqim, pije e mjete financiare, por Rita Ora vendosi që në bashkëpunim me kryetarin e Tiranës t’i rindërtonin shtëpinë një familjeje./Gazeta Sinjali/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...