Pas një rrugëtimi të gjatë dhe të mbushur me ngjarje të paharrueshme, edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania ka arritur në kulminacionin e tij.
Mbrëmja e sotme shënon natën finale të këtij spektakli, i cili ka mbledhur përpara ekranit miliona teleshikues në të gjithë vendin.
Finalistët, Egla Ceno, Heidi Baci, Romeo Veshaj, Meriton Mjekiqi dhe Julian Deda, janë gati për të marrë pjesë në mbrëmjen më të rëndësishme të këtij rrugëtimi.
Një natë e mbushur me emocione, spektakël dhe, padyshim, surpriza të mëdha që hynë në historinë e Big Brother VIP Albania.
Shtëpia më e famshme në Shqipëri sot lëshon në skenë pesë të mbijetuarit e aventurës së saj, pas 133 ditësh të mbushura me sfida të ndryshme, zënka të ashpra, debate intelektuale dhe emocione të forta që kanë rrëmbyer zemrat e publikut. /Telegrafi/
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë