Nicki Minaj ka nxitur thashetheme për shtatzëni derisa pozoi për të promovuar videoklipin e ri.
Kanë qarkulluar spekulime se ajo po pret fëmijën e saj të parë, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Nicki Minaj i shtoi zjarrit ‘benzinë’ me postimin e fundit. Reperja 37-vjeçarja ndau një fotografi të saj gjysmë e zhveshur për të promovuar videon e re muzikore “Trollz”.
Sidoqoftë, shumë fansa vendosën të përqëndrohen në mënyrën strategjike se si ajo ishte mbuluar paksa.
Ajo kishte veshur një palë pantallona të shkurtë, me të cilët po mbulonte barkun, ndërsa sipër nuk kishte veshur as reçipeta.
Fansat në komente ishin të bindur se ajo është shtatzënë, pasi fshehu barkun nën pantallona.
Veshja e Nickit ishte nga videoklipi i saj i ri me titull “Trollz” me reperin Teksahi, i cili aktualisht është në arrest shtëpiak.

Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...