Kënga më e fundit e Encës “Kujt po i han”, në bashkëpunim me Don Phenom, ka pak ditë që është publikuar.
Përveç bashkëpunimit me reperin, ajo që spikati nga ky projekt muzikor ishte videoklipi tejet i veçantë i këngës.
Në klipin e këngës, Enca shfaqet duke pozuar në një pikturë gjigante, duke u frymëzuar nga “Mona Liza”, piktura e famshme e Da Vinçit.
Por, mesa duket të njëjtën koncept ka përdorur në video edhe Nicky Minaj, në bashkëpunimin e saj të fundit me grupin Litttle Mix.
Duket një rastësi e çuditshme, por edhe reperja e njohur ka vendosur portretin e saj në një pikturë, duke përngjasuar si Mona Liza.
Sigurisht, kjo i ka rënë në sy edhe Encës, e cila nuk ka lënë pa e komentuar këtë fakt.
Fillimisht, ajo ka postuar një pjesë të videos së saj duke e emërtuar “Mona Enca”, dhe fill më pas, këngëtarja ka postuar një pjesë të videos së Nicky Minaj, shoqëruar me mbishkrimin “Mona Nicky”, duke nënkuptuar që reperja amerikane është frymëzuar nga ajo.
1.Sa për ta ditur, jam gjithmonë një hap para me konceptet. 2. Mendjet e mëdha mendojnë njësoj”- vazhdon Enca me postimet e saj në InsaStory.
“Kështu që kur të jem e njohur në të gjithë botën, mund të thoni “Enca ishte gjithmonë një hap para”- mbyll komentet rreth kësaj çështje këngëtarja.




Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...
Haradinaj: Faleminderit për urimet tuaja e gëzuar për të gji...
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...