Përderisa e gjithë bota u shokua nga lajmi i vdekjes së këngëtarit George Michael në ditën e Krishtlindjeve, shumë media janë mbushur me historitë e tij të bujarisë si mik, si familjar dhe shumica e tjerëve vajtojnë humbjen e një talenti të madh muzikor.
Por, pas vdekjes së tij del në pah se fëmijëria e këngëtarit ishte larg nga ajo e të qenit e përsosur, transmeton arbresh.info.
I lindur në vitin 1963, George Michael, emri i vërtetë Georgios Kyriacos Panayiotou, lindi nga një nënë balerinë dhe nga babai me origjinë greke që ishte edhe pronar i një restaurant, ishte rritur duke punuar në një lavanderi në veri të Londrës, bashkë me dy motrat e tij.
Babai i tij kaloi orë të tëra duke punuar në restaurantin e tij gjë e cila kishte vendos distancë mes familjarëve.
“Si fëmijë, nuk e kujtoj ta kem parë shpesh atë”, tha George në një intervistë.
“Unë nuk kam mësuar mbi punën e madhe nga ai, sepse kurrë s’do t’ia dilja të punoja sa ai. Vetëm ideja se je në një vend të huaj, të bën të pushosh aq shumë deri sa të të rrjedhin gjak nëpër gishta”, shtoi ai.
“Kur e shoh babain time, kjo është ajo që e shoh. Shoh edhe shumë gjëra tjera, shumë gabime.”
Ishte pikërisht kjo distanca mes babit të tij dhe familjarëve që e shtyri George të mos besonte në familje.
“Në të vërtetë unë kurrë nuk u kam thënë prindërve që dua të jem këngëtar. Ata vetëm e dinin se isha i fiksuar me muzikë. Por, babai im gjithmonë qështe dhe më thoshte se unë nuk di të këndoj”, kishte thënë ai në një intervistë.
Megjithatë, mungesa e inkurajimit nuk e pengoi George të ndjekë pasionin e tij. Në moshën gjshtë vjecare ai shkroi këngën e tij të parë dhe e këndoi përmes një gramafoni që i ishte dhënë si dhuratë.
“Shenja e parë e makthit ishte kur nëna ime e hodhi gramafonin në plehra”, thuhet në biografinë e George.
Por, George shpjegoi se disa vite më vonë ai kishte vendosur që të merrej më muzikë.
“Në moshën tetë vjeçare kam pasur një lëndim në kokë dhe e di se kjo tingëllon e çuditshme, po nga aty gjithçka ka ndryshuar. Unë kam qenë i obsesionuar me muzikën dhe jam marrë me kopsht deri në orë të vona dhe papritmas gjithcka ka ndryshuar. E tëra që kam dashur të dijë që nga ajo kohë ka qenë muzika,” citohet të ketë thënë George Michael.
George gjithmonë ka menduar se ai ishte i prirur të bënte diçka të madhe. Madje gjatë shkollës ai ka vuajtur nga depresioni.
Gjatë shkollës së mesme ai është takuar me Andrew Ridgegly me të cilin formuar grupin Wham!.
Duke folur për mënyrën se si ata punonin bashkë, George ka thënë se që të dy kanë pasur të njejtin sens humorit.
“Mendoj se një nga aryset pse ai më pëlqente mua ishte sepse dija shumë për muzikën. Dhe ajo që unë kam marrë nga ai ishin aspiratat për t’u personi që kërkoja. Ishte shkëmbim i mirë.”
Në vitin 1981 ata formuan grupin Wham!, kur George ishte vetëm 17 vjeç. /Arbresh.info

Çmimi “Fadil Vokrri” shkon për Amir Rrahmanin
FC Drita fiton çmimin skuadra më e mirë, Zekirija Ramadani t...
Plagoset me thikë një taksist në zonën e Plazhit në Durrës, ...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ademi në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”...
“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: K...