Shorti i gjysmëfinaleve të edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest ka përcaktuar si do të ndahen performancat e shteteve në dy netët gjysmëfinale. Ceremonia u mbajt në Rathaus të Vjenës. 30 nga 35 transmetuesit janë lejuar të konkurrojnë në gjysmëfinale, ku secila do të mirëpresë 15 performanca.
Në gjysmëfinalen e parë të 12 majit, shtetet performuese janë:
Gjeorgjia (GPB)
Portugali (RTP)
Kroacia (HRT)
Suedia (SVT)
Finlanda (YLE)
Moldavia (TRM)
Greqia (ERT)
Mali i Zi (RTCH)
Estonia (ERR)
San Marino (RTV)
Poloni (TVP)
Belgjika (RTBF)
Lituania (LRT)
Serbia (RTS)
Izraeli (KAN)
Në gjysmëfinalen e dytë të 14 majit, shtetet performuese janë:
Armenia (AMPTV)
Rumania (TVR)
Zvicra (SRG SSR)
Azerbajxhani (Ictimai)
Luksemburgu (RTL)
Bullgaria (BNT)
Çekia (CT)
Shqipëria (RTSH)
Danimarka (DR)
Qipro (CyBC)
Norvegjia (NRK)
Malta (PBS)
Australia (SBS)
Ukraina (Suspilne)
Letonia (LSM)
Renditja e saktë e konkurrimit për dy gjysmëfinalet do të përcaktohet në fund të marsit. Shqipëria do të përfaqësohet në “Austria Arena” me këngën “Nan” nga Alis Kallaçi. Pas bashkimit të votimit të publikut dhe jurisë, vendet e 10-shes kryesore të çdo gjysmëfinaleje do t’u bashkëngjiten në finalen e madhe 5 vendeve të kualifikuara më parë. Finalja do të mbahet më 16 maj. Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Austria janë të kualifikuara automatikisht në finale, por duhet të transmetojnë dhe të votojnë në një nga netët gjysmëfinale./iconstyle
Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produ...
Prattipati e takon Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazh...
Inspektorët e Pejës në aksion, cak shitësit ambulantë
Po trajtohej në QKUK, arratiset një i burgosur i Dubravës
Dënimi me 15 vjet i kosovarit në Beograd, Syla: Serbia po te...
Kosova përfiton mbi 10 milionë dollarë nga “Pandemic Fund”