Dy reperët e njohur Ledri Vula dhe Noizy kanë bërë të ditur prej kohësh se janë duke përgatitur një bashkëpunim.
Ky duet i shumëpritur nga fansat ka tashmë edhe një datë publikimi, e cila është 22 nëntor (e mërkurë).
Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi, i cili përmes një fotografie të publikuar në Instagram, shfaq një ‘kërpudhë shpërthyese tymi”, ndërsa në mbishkrimin e saj shkruan “Nesër”.
Ndërkohë, Ledri dhe Noizy nuk kanë bërë të ditur se si do të titullohet ky projekt, duke lënë për fansat gjithçka befasi.
Vite më parë, ata kishin marrëdhënie jo të mira me njëri-tjetrin, por që më pas me kalimin e kohës, raportet e tyre u përmirësuan, dhe tashmë kanë arritur deri të bashkëpunimi.
https://www.instagram.com/p/BbxTzKql2mt/?taken-by=fatonshoshi
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...