I ftuar ditën e sotme në emisionin “Rudina” ka qenë Shpati dhe nëna e tij, ku kanë treguar më shumë për marrëdhënien e tyre. Ai madje ka bërë dhe shaka me këshillat që shpesh herë nëna e tij i jep kur ai del për të njohur ndonjë vajzë të re.
Kur dal natën mami më thotë, po pse nuk rri në shtëpi. Vajzat e mira i gjen në fakultet jo në diskotekë”, tha ai.

“Jam deri diku i dashuruar. Po fillimet janë normale. Nuk ia kam prezantuar mamit akoma”, ka rrëfyer Shpati, teksa nëna e tij deklaroi në emision se ajo është gati që të njihet me vajzën pasi tashmë është koha që Shpati të krijojë familje.

“Nuk varet nga unë, varet nga Shpati. Nëse ai vendos për një femër, unë e them, për moshën që ka, ka pjekurinë e tij dhe i them që jeta ka probleme me të cilat duhet të ballafaqohesh dhe krijimi i familjes është detyrim jetësor dhe familjar që do të na gëzonte të gjithëve”, ka përfunduar ajo.
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci
Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre