Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Gerogina Rodriguez janë duke e kaluar kohën më të mirë bashkë.
Dyshja ende nuk kanë planifikuar ndonjë martesë të mundshme, shkruan arbresh.info
E si duket kundër martesës është nëna e Ronaldos Dolores Aveiro, pasi ajo në një intervistë të fundit ka treguar mendimin e saj rreth Georginës.
Mamaja e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro ka dalë kundër martesës së tij me Georgina Rodriguez-in. Sipas saj, Georgina kërkon të përfitojë nga pasuria e të birit.
Gazeta spanjolle “Marca” raporton se modelja po e pret propozimin e Ronaldos, por familja e tij është kthyer në një pengesë të madhe.
“Aveiro beson se ata të dy nuk duhet të martohen, sepse motivi i Georginës është të përfitojë nga pasuria e të birit”, ka thënë një burim pranë futbollistit për “Marca”.
Ndryshe, raportohet se dhe djemtë e tjerë të Aveiros mendojnë njësoj. / arbresh.info/
Përfshihet nga zjarri fabrika e plastikës në Rahovec, nuk ka...
LVV sot mban tubim me gra në Besianë
Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë pas një dite të gjatë
Pacolli në Mitrovicë viziton një fabrikë të shtypit dhe shpr...
Hamza: 100 euro në muaj subvencionim për familjet që regjist...
Bëhen homazhe te varri i ish-presidentit Rugova