Një nga çiftet më të famshme në Hollywood, padyshim se është dyshja Justin Bieber dhe Selena Gomez.
Këta të fundit pas ndarjes që patën u ribashkuan në tetor të vitit të kaluar, por me këtë fakt asesi nuk u pajtua nëna e Selenës, Mandy Teefey, e cila ka dalë hapur kundër kësaj lidhjeje, transmeton arbresh.info

Ajo ka thënë se nuk i pëlqen aspak fakti se vajza e saj i është rikthyer Justin Bieber e në fakt edhe pse ka kaluar shumë kohë, me anë të një postimi në ‘Instagram’ nëna e Justin i është kundërpërgjigjur nënës së Selenës.
: “Unë jam shumë krenare për njeriun mahnitës që ti je dhe që do të bëhesh. Asnjëri prej nesh nuk është i përsosur dhe nuk do të jetë kurrë, (kështu që gjithmonë do të kemi nevojë për durim dhe mirësi për njëri-tjetrin). Unë admiroj karakterin dhe integritetin tënd. Ti je tashmë i matur, i bukur e i pjekur pavarësisht moshës tënde. Ti të bën kaq shumë për të qeshur saqë unë qesh me vete kur kujtoj diçka që e ke thënë. Zemra jote është prej ari. P.S. A e përmenda që jam krenare për ty”, ka shkruar nëna e Biber-it Pattie Mallette, në foton e postuar ku shihet me të birin.
https://www.instagram.com/p/BeGVMRRBbtt/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_ufi
Ndryshe, Selena dhe Justin u ndanë në vitin 2004 dhe u bashkuan në vitin 2017./arbresh.info/
Dënim i rëndë për personin që shkaktoi “trazira”...
Shkrimi famëkeq anti-UÇK, Konjufca s’e arsyeton Bashën: Auto...
Mbappe fiton gjyqin ndaj ish-klubit të tij, PSG do të detyro...
Vuçiq: Me tërheqjen e Kushnerit, Serbia humbi 750 milionë eu...
Zelensky: Ukraina s’do ta njohë Donbasin si rus
Çeku: Në palestrën e sportit “Minatori” po vendosen tribunat...