Rita Ora po punon intensivisht në sjelljen e projekteve të reja muzikore, dhe ndërkohë nuk ka lënë anash as realizimin e disa projekteve të tjera jashtë muzikës.
Këngëtarja shqiptare prej javësh ka nisur përgatitjet për koncertin madhështor që do ta mbajë Francë, shkruan portali arbresh.info
Ylli nga Kosova me datën 30 të këtij muaji do të realizojë një eveniment nga maja më e lartë në Paris, në Kullën e Eiffel.
30-vjeçarja gjatë këtyre ditëve ka promovuar vazhdimisht koncertin dhe sërish u ka bërë thirrje ndjekësve për biletat.

“Oh la la edhe ditë ditë deri nga performanca ime. I keni marrë biletat? E dua Parisin”, ka thënë ajo në një set fotografish të ndarë në Instagram.
Kujtojmë që sa i përket jetës private, Ora është në lidhje me regjisorin 46-vjeçar, Taika Waititi. /arbresh.info/
Nagavci shpreh ngushëllime për vdekjen e nxënësit Zejn Zejnu...
Moti sot në Shqipëri i vranët dhe me shi
Rinumërohen 80 për qind e votave
Moti sot në Kosovë
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...