Tashmë vetëm dihet se Luizi dhe dhe Olta do të kenë luajnë së bashku një film ku do të jenë protagonist kryesorë.
Moderatori Blendi Salaj shfaqi në emisionin “Wake Up” një baner të filmit dhe mësohet se produksioni është “Top Channel Films”.
“Në kuadër të dashurisë“, është titulli i filmit, që sic duket i referohet frazës më të famshme ‘në kuadër të lojës’. Në baner është dhe një përshkrim i filmit ku mësohet se do të jetë i zhanrit “komedi-romancë”.
“Do të jetë një histori e vërtetë dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetën e dy njerëzve, dy familjeve të tyre në një komedi romantike që do t’u bëjë të qeshni, të qani dhe të dilni nga kinemaja të frymëzuar”-thuhet në përshkrimin e filmit.
Këto janë detajet e vetme mbi këtë projekt.
Kurse data e publikimit nuk është zbuluar ende.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...