Gazetari dhe ish-konkurrenti i Big Brother Vip, Bledi Mane ka zbuluar për herë të parë se i ka dedikuar një këngë moderatores Kiara Tito.
I ftuar në “Më lër të flas”, Bledi tha se Kiarën e ka dashur shumë dhe nuk ka besuar te dashuria e saj me Luizin. Ai tha se donte t’i ‘jepte një dorë’ Kiarës që të rrinte sa më shumë dhe krijoi këngën në dhomën e rrëfimit, të cilën do e këndonte me Armaldon dhe Nitën.
“Unë në fillim e adhuroja Kiarën, me origjinë është nga Përmeti im. Po filloja po më dhimbsej. Nuk besoja shumë te ajo dashuri, thash do i jap një dorë Kiarës, ndihma ime modeste që të shkonte më tutje. Jam future në dhomën e rrëfimit dhe i kam bërë një këngë Kiarës. Do e këndonim unë Armaldo dhe Nita. Nuk e kemi treguar, sinqerisht, besoj e kanë në xhirimet e tyre. Unë e kam dashur atë vajzë”- tha Bledi Mane.
Në javën që Bledi ishte në televotim me Luizin dhe Kiarën, zgjodhi që të ndërpriste rrugëtimin e tij brenda shtëpisë së Big Brother Vip, si “dhuratë” për moderatoren që ajo të qëndronte më gjatë.
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?