Pas komplikimeve që kishte nga koronavirusi ka ndërruar jetë këngëtari i njohur.
Ylli i muzikës ‘country’, Joe Diffie, ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare të dielën pas komplikimeve që kishte me koronavirus, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
Legjenda e muzikës ‘country’ fitues i ‘Grammy’ Joe Diffie ndërroi jetë sot, e Dielë, 29 Mars, nga ndërlikimet e koronavirusit (COVID-19)”, thuhet në deklaratë. ”
Të premten, Diffie pasi konfirmoi se ishte infektuar me koronavirus u bë këngëtari i parë ‘country’ që ishte prekur nga COVID-19.
“Unë jam nën kujdesin e profesionistëve mjekësorë dhe aktualisht po marr trajtim,” thuhet në një deklaratë që i atribuohet. “Familja ime dhe unë po kërkojmë privatësi në këtë kohë. Ne duam t’i kujtojmë publikut dhe të gjithë fansave të mi që të jenë vigjilent, të kujdesshëm dhe gjatë kësaj pandemie” kishte thënë Diffie.

Liverpooli bën një ofertë të majme për të nënshkruar me ylli...
Zelensky: Mundësia për ndryshim në Iran duhet të shfrytëzohe...
Pas Haxhiut, Peleshi takohet me Osmanin
Të paktën 555 të vrarë në Iran nga sulmet SHBA-Izrael
Sekuestrohen 5 armë dhe municion në Pejë, policia nis raste ...
Gjykata e Strasburgut regjistron për herë të parë padinë kun...