Ka rregulluar nga më të famshmet në botë.
Ai nuk është emër i panjohur në mesin e yjeve botërore, Ludo Lee tashmë njihet si frizer i shumë personaliteteve siç janë Kendall Jenner, Carmen Electra e Kim Kardashian.
Emri i tij i vërtetë është Ludovik Tunaj dhe është nga Suhareka e Kosovës. Prej vitesh ai jeton në Zvicër, por aktivitetet dhe punën më të madhe e ka me artistët e Hollivudit dhe ata të shoubizit amerikan.

Ludo gjithnjë flet se ndihet shumë krenar që është shqiptar dhe do të jetë gjithnjë i gatshëm për t’i treguar botës një fytyrë tjetër të shqiptarëve.
E duket se dashurinë e tij për vendin ta tregojë edhe përmes investimit të fitimeve të tij pikërisht në Kosovë, siç mëson arbresh.info.

Se cili do të jetë investimi i tij do të bëhet e ditur ditëve në vijim
Ludo i shtohet listës së emrave të njohur që kanë prejardhjen nga Kosova e që janë bërë ambasadorë për të vendosur Kosovën në hartën botërore./arbresh.info/



Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...