Reperi i njohur, Mozzik ka reaguar pas raportimeve për arrestimin dhe borxhin ndaj ATK-së.
Ai është shprehur se ato janë të pavërteta, siç u shpreh ai, vetëm rrena dhe shpifje.
Mozzik njoftoi se sapo ka dhënë deklaratë, në prezencë të avokatit tim Arianit Koci, lidhur me çështjen e orës së dorës Richard Mille.
“Sapo dhashë deklaratë, në prezencë të avokatit tim Arianit Koci, lidhur me çështjen e mbrëmjes së kaluar për orën e dorës Richard Mille. Mediat që kanë raportuar për një arrestim që nuk ka ndodhur, nuk kanë vepruar drejt. Po ashtu, raportimet për një kinse borxh ndaj ATK janë të pavërteta vetëm rrena dhe shpifje”.
“Sulme të tilla i përballojë me qetësi, njësoj si gripin dhe nuk kanë asnjë peshë më shumë. Ju uroj suksese të gjithëve dhe ishalla flini të qetë sonte. Ju dua edhe juve që po shkruani keq”, ka shkruar tutje Mozzik.

Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari