Këngëtari kosovar, Mozzik në ditën e Shën Valentinit publikoi disa këngë dhe njëra prej tyre ishte dedikim për ish të dashurën e tij, Loredanën.
Bëhet fjalë për këngën e titulluar – “A po rrin”, e që në një pjesë të këngës thuhet:
“Ndoshta e kemi lyp se fillum m’i hip njëri-tjetrit n’kry veç me negativitet, i morëm senet shpejt e shpejt e shpejt, e krytëm, veç kur e pashë që më s’jemi! Po thashë shpejt vjen koha do të kthehemi, se një ëngjëll në mes e kemi”.
Mirëpo, ndonëse Mozzik në një farë mënyre pranoi se vazhdon të ndjejë për ish-partneren, gjërat mes tyre nuk janë rregulluar.
Përmes një pyetësori të krijuar nga këngëtarja Loredana Zefi në rrjetin social “Instagram”, ajo iu përgjigj një pyetës që kishte të bënte me Mozzikun.
“A ka diçka mes teje dhe Mozzikut?”, teksa ajo i është përgjigjur me një “Jo”.

S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...