Para dy ditës zbuluan se ishin bërë pronar të një veture super luksoze të tipit Mercedes Benz.
Bëhet fjalë për Loredana Zefin si dhe Mozzikun, ku ky i fundit edhe publikoi një imazh në llogarinë personale në Instagram.
“Mirëseerdhe në shtëpi, shpirt”, kishte shkruar me këtë rast reperi ferizajas.

Tashmë ka reaguar edhe gruaja e njohur si Petra Z., e cila po e akuzon këngëtaren së bashku me të vëllanë, Beratin, se përmes mashtrimeve dhe zhvatjeve i kishin marrë 900 mijë franga.
Ajo iu referua kërkesës së Loredanës për avokat shtetëror si shenjë mungese parash, shkruan gazeta zvicerane Blick.
“Nuk ka para për shpenzime ligjore, por mesa duket paska sa të duash për një Mercedes Benz të ri. Tani ata kanë tri vetura, ndërsa ne jetojmë në varfëri. Kjo gjë po më shkatërron” , u shpreh ajo.
Ndryshe, Petra Z. nuk e ka akuzuar vetëm dyshen e lartcekur, por edhe kunatin e reperes, Getinjon, i cili thuhet se i ka marrë para nga llogaria bankare me justifikimin se ka nënën e sëmurë. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...