Është duke u mbajtur një koncert për nder të Pavarësisë së Kosovës i cili u organizua nga bashkëshortja e kryeministrit Haradinaj, Anita Muçaj – Haradinaj.
Me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës janë organizuar shumë aktivitete gjatë ditës së sotme por edhe tani në mbrëmje qytetarët e vendit janë duke u zbavitur në koncertet e organizuara pë këtë ditëlindje të shtetit të tyre.
Anita Muçaj- Haradinaj e ka organizuar një koncert pjesë e të cilit janë bërë emra të shumtë të ekranit, madje këngëtarja Elvana Gjata bëri paraqitjen e saj të parë pas një pauze në skenë.
Sigurisht se në të nuk ka munguar edhe motra e Anitës, Lola Muçaj- Haradinaj e cila e ka publikuar edhe një foto në Instagram.
Në vazhdim ju sjellim edhe dy imazhe të tjera në të cilat mund ta shihni se si po duken motrat Muçaj-Haradinaj në këtë natë festive.

8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër