Kënga “Zemër” e Dhurata Dorës me reperin algjerian Soolking po bën namin me shikime në Youtube dhe ka arritur aktualisht në 24 milionë e 500 mijë.
Ndërkohë vëmendjen ditën e sotme e kanë marrë statuset e Enit dhe Gretës të cilat i tregojnë Madonnës dhe Malumës se në Shqipëri 3 milion kapen brenda ditës.
Duke qenë se Dhurata dhe Soolking arritën miliona klikime brenda ditës, po aludohet se Eni dhe Greta me këto statuse janë duke thumbuar Dhurata Dorën.
“3 milion për 24 orë Madona dhe Maluma. Po cfarë janë Maluma dhe Madona përpara 1- shave të Shqipërisë”, shkruan Eni.
“Shikojeni se çfarë bëhet, dy nga emrat më me influencë në botë kapin 3 milion klikime për 1 ditë. Në Shqipëri 3 milion i kapin për një orë. Duhet t’i mësojmë këtë Madonnën dhe Malumën si blihen klikimet fallco se po më vjen gjynah shumë”, shkruan Greta.
Megjithatë gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve përderisa as Eni, as Greta nuk kanë përmendur emra.

Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB nis aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrim dokumentesh
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Hoxhaj: Habermas ishte një zë i fuqishëm i drejtësisë dhe mb...
10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-t...
24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptua...