Problemet familjare për dukeshën Meghan Markle vazhdojnë. Motra e saj nga babai e ka akuzuar sërish dukeshën si pa zemër.
Gjatë dokumentarit “Meghan and The Markles: “A Family at War”, motra e saj nga babai Samantha u shpreh se Meghani ishte një person pa zemër.
“Ajo nuk ka zemër, nëse do të kishte do të sigurohej që babai i saj të ndihej mirë, do ishte e dashur me të dhe mirënjohëse. Do ta ndihmonte të ishte në gjendje të mirë në këtë moshë”,-u shpreh motra e saj.
Gjithashtu Samantha u shpreh rreth letrës që Meghan i ka dërguar babait të saj, duke thënë se ajo e quante atë dhe të motrën gënjeshtarë. Problemet me familjen e saj Meghan i ka patur që në çastin kur u martua me Princ Harryn. Aktualisht ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë, i cili sipas mediave të huaja është djalë./Opinion.al/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...