Këngëtarja dhe modelja kosovare Morena Taraku ka udhëtuar sot nga Stambolli për në Shqipëri
Ajo për momentin është me të pastrehët nga rajonet që u prekën nga tërmeti në Shqipëri e ku është takuar me shumicën prej tyre.
Bukuroshja kosovare fillimisht ka takuar djalin i cili u hodh nga kati i pestë për të shpëtuar, e ku Morenën e ka shoqëruar reperi shqiptar, Stresi.
“Alesio një hero i vërtetë, u hodh nga kati i pestë dhë shpëtoi…Unë e Stresi që sot kemi ba një vëlla të vogël”, ka shkruar Morena.
“E ma dhashtë Zoti t’i jem pranë gjithmonë në jetë atyre që ju duhet ndihma e buzëqeshja. Kjo është diçka që s’kam fjalë ta përshkruaj se çfarë dashnie me dhanë këta fëmijë. S’e dita a shkova unë te ata apo ata a erdhën te unë”, ka shkruar Morena.
Kujtojmë se Morana ishte nisur sot nga Stambolli për të arritur në Tiranë. Ajo më parë kishte deklaruar se ka ndihmuar edhe materialisht të prekurit nga tërmeti 6.4 ballësh i Rihterit që la të vdekur 51 persona në Shqipëri.
https://www.instagram.com/p/B5oCTKVlM4o/?utm_source=ig_embed
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...