Që në çastin që është njohur si e dashura e Princ Harryt dhe më pas si bashkëshortja e tij, dukesha Meghan Markle ka qenë gjatë gjithë kohës në fokusin e medias.
Por sipas moderatores së njohur Oprah Winfrey, e gjithë kjo vëmendje mediatike po tregohet dashakeqëse me Meghan.
“Mendoj se ajo po portretizohet në mënyrë jo të drejtë. Nëse njerëzit do ta njihnin vërtetë, do të kuptonin që ajo jo vetëm nuk është ashtu si të gjithë thonë, por që është e butë, e ngrohtë dhe shumë e qeshur. Lexoj këtë shtypin ‘e çmendur’ rreth saj dhe mendoj se është shumë e padrejtë”,-përfundon Oprah.
Gjithashtu ajo është shprehur se Meghan nuk lexon asnjë nga ato çfarë shkruhen për të pasi nuk dëshiron të mbushë jetën e saj me negativitet. Gjatë muaj prill dukesha Meghan dhe Princ Harry pritet të bëhen prindër për herë të parë./Opinion,al/
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën