Modelja është dëgjuar duke i shprehur dashurinë reperit
Modelja ruse po e shpreh pëlqimin e saj ndaj reperit shqiptar.
Don Xhoni është emër i ri në tregun e muzikës shqiptare, por që është shumë premtues.
Ndonëse reperi nuk ka shumë projekte të publikuara, ai po pëlqehet shumë nga publiku për ‘freestyle-t’ e tij. Videot dhe këngët e tij tashmë kanë bërë gjiron e rrjetit në platforma të ndryshme si Youtube, Instagram dhe TikTok.
Kurse para disa javësh ishte një modele ruse-koreane e cila i kishte bërë ftesë atij që të vizitonte Moskën sepse ajo ishte një fanse e madhe e tij, sot ajo ka publikuar videon ku shihet në krahun e saj një tatuazh i portretit të Don Xhonit ku ajo shkruan “Ju jeni gjithmonë me mua”.
Në një Instagram Live modelja është dëgjuar duke i shprehur dashurinë reperit në gjuhën shqipe. Në videon e shpërndarë nga Rrxedits në Instagram Don Xhoni mund të dëgjohet duke i thënë asaj t`ia thotë se e do në shqip.
Dhe modelja pa hezituar vazhdon t`i pëgjigjet “Të dua”, “Të dua Don Xhon”.
Pas deklaratës së modeles reperi shqiptar mund të dëgjohet duke qeshur natyrisht i lumtur me deklaratën e modeles seksi, ndonëse ata mund të mos kenë asgjë romantike ende dhe kjo mund të jetë një deklaratë dashurie për të si artist.

BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...
Bastiset banesa e Shkëlzen Gashit, Policia e Krimeve të Rënd...
Dyshohet se i keqpërdorën 137 mijë euro, aktakuzë ndaj dy zy...
LDK dorëzon mbi 800 dëshmi në ZRRE, kërkon hetim për njehsor...
Turqit marrin rrugë drejt Kosovës
Osmani priti në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barban...