Pamela Genini, 29-vjeçare, një biznesmene dhe modele italiane, u vra në ballkonin e apartamentit të saj në Milano.
Siç raporton Corriere.it, partneri i saj 52-vjeçar Gianluca Soncin, e theri atë me thikë 24 herë, dhe e torturoi duke e tërhequr zvarrë.
“Do ta vrasin, do ta vrasin”, thuhet se bërtiti ai, bazuar në deklaratet e fqinjëve që ishin dëshmitarë të sulmit.
Rreth orës 22:00, policia dhe zjarrfikësit thyen derën e apartamentit në katin e tretë.
Brenda, ata e gjetën Pamelën në dysheme, ndërsa Soncin – i armatosur me një thikë gjuetie – përpara se policia të mund ta kapte, ai e qëlloi veten dy herë në fyt. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por është jashtë rrezikut për jetë.
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot