Deklarata e Kendall Jenner për revistën “Love” gjatë muajit gusht, si duket vazhdon të bëjë ende jehonë në industrinë e modes.
“Që nga fillimi, kam qënë selektivë për ata që duhet të bëj. Nuk kam qënë kurrë një nga ato vajza që do të donin të bënin 30 show për sezon, apo cfarëdolloj gjëje tjetër që ato bëjnë”-është shprehur Kendall gjatë intervistës së saj.
Kjo frazë ka mjaftuar që shumë nga vajzat pasarelave të komentonin se ndryshe nga ajo, ato nuk e kanë pasur luksin për të qenë aq selektive, sidomos në fillimet e tyre të karrierës.
Së fundmi ka qenë modelja plus size, Ashley Graham, e cila i ka dhënë një përgjigje pohimeve të tilla të Jenner: “Unë për vete nuk kam qënë ndonjëherë kaq me fat. Mua më është dashur të punoj, luftoj e të rrëzoj barriera çdo ditë” -tha Ashley Graham gjatë intervistës së saj. Mesa duket eksperiencat e vajzave në industrinë modës i kanë shumë të ndryshme nga njëra-tjera.
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...