Modelja dhe aktorja, Emily Ratajkowski e ka konfirmuar orientimin e saj seksual për publikun.
Ajo ndau në TikTok së fundmi përgjigjen e saj ndaj një audioje që dëgjohej të pyeste: “Nëse identifikoheni si biseksual, a keni një divan prej kadifeje të gjelbër?”, shkruan Daily Mail.
Ylli u përgjigj thjesht duke e kthyer kamerën nga vetja, gjersa ishte ulur në një divan të gjelbër prej kadifeje në shtëpinë e saj.

Emily, e cila ka bërë kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, shtyu fansat të mbushnin seksionin e komenteve të postimit të saj me urime për “guximin” e treguar.
Pranimi i dukshëm i Emily për të qenë biseksuale vjen pasi të famshëm të ndryshëm, duke përfshirë Madonna dhe Shay Mitchell, u duk se pranuan se ishin pjesë e komunitetit LGBT+ në nder të ditës “National Coming Out Day” më 11 tetor.
Ngjarja vjen mes thashethemeve se ajo është në lidhje me Brad Pitt, 58 vjeç, pasi dyshja u raportua se po takoheshin./arbresh.info/
Magazina e mbushur me kanabis, drejtori i burgut të Rrogozhi...
36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur li...
Haradinaj uron besimtarët myslimanë për Bajram
Sulmet iraniane rrisin çmimin e naftës, Evropa refuzon luftë...
Laporta beson te transferimi i Alvarezit: Barcelona plan për...
Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu