Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një ndër çiftet më të pëlqyer të publikut shqiptar.
Ata janë komentuar gjithmonë për marrëdhënien e tyre serioze, duke e paraqitur atë edhe në këngët e publikuara.
Së fundmi, Miriami ka treguar për revistën “Class” sekretin e jetëgjatësisë së lidhjes së tyre 13-vjeçare.
“Kemi ngulur themele shumë të forta bashkë në këto 13 vite. Kemi kaluar sfida të mëdha bashkë dhe këto na kanë lidhur shumë me njëri-tjetrin. Ardhja e dy fëmijëve në jetën tonë na ka ridimensionuar, lidhur dhe frymëzuar për të qenë akoma më të fokusuar tek e ardhmja dhe lumturia brenda familjes sonë. Jemi një çift i zakonshëm si gjithë të tjerët. Perfeksioni nuk ekziston. Qeshim, qajmë, duhemi dhe grindemi si çdo çift tjetër. Dhe është mirë kështu, sepse këto momente e mbajnë një lidhje gjallë”, u shpreh këngëtarja.
Kujtojmë që Miriami dhe Albani janë prindër të dy fëmijëve, Amelisë dhe vogëlushit Duam.

Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Po...
Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...