Ajo është njëra nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm.
Fjala është për Arbana Osmanin, ikonën e televizionit, e cila veçse ka njoftuar rikthimin në ekran.
Prezantuesja e njohur shqiptare bëri të ditur për ndjekësit se po vjen me programin “Mirëmbrëma yje”.
Ndonëse ka zbuluar një pjesë të shkurtër të asaj që do të sjellë, siç shihet do të ketë episode me të ftuar të profileve të ndryshme.
“Mirëmbrëma yje. Më keni munguar. Shihemi shumë shpejt, mjafton të klikoni “subscribe” në Youtube”, ka shkruar ajo.
Tutje, theksoi: “Linkun e keni në biografi. Ju dua”.
Arbana më së shumti shquhet për prezantimin e shkëlqyer të Big Brother, edhe pse ka qenë moderatore e shumë emisioneve të tjera të suksesshme.
E këtë herë pritet të shihet se me çfarë po vjen, por që nuk ka dyshime për punën që bën. /Telegrafi/
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...