Miley Cyrus ka ndarë me 83 milionë ndjekësit albumin e dasmës me rastin e “Ditës së të dashuruarve”.
Miley Cyrus ka publikuar fotografi të papara nga disa e martesës me tashmë burrin e saj, Liam Hemsworth, shkruan TheSun.
Këngëtarja 26-vjeçare shënoi Shën Valentinin me disa pamje të ëmbla, të ndara nga albumi i saj i dasmës.
Ajo ka postuar gjashtë foto, duke përfshirë edhe ato me fustanin e saj “Vivienne Westwood”.
Përshkrimi që ylli ia bëri këtyre postimeve ishe “Valentini im për çdo ditë”, duke etiketuar bashkëshortin.
Këngëtarja ndau momentet më të bukura të dasmës dhe detajet që përfshinin tortën, balonat dhe fustanin.
Miley dhe Liam u kurorëzuan në një ceremoni në shtëpinë e këngëtares në Tennessee, më 23 dhjetor.



Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...
Dyshimi për falsifikim votash: Arrestohen e më pas lirohen 1...
Mediat në Serbi pretendojnë për të shtëna në Kurshumli, thon...
Një person dyshohet se u sulmua me thikë në Prishtinë – auto...
Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij në Drenas
Bordi i Paqes pritet të mblidhet në nivel të liderëve më 19 ...