Mick Jagger ka rezultuar pozitiv me Covid-19, duke bërë që The Rolling Stones të anulojë koncertin në Amsterdam.
Grupi tha koncerti në Johan Cruijff Arena do të riplanifikohej dhe se atyre u “vinte shumë keq”, transmeton portal arbresh.info Mick, 78, shtoi në një mesazh për fansat: “Faleminderit për durimin dhe mirëkuptimin tuaj”.
Aktualisht grupi është në turneun e tyre Sixty, ku ata kishin planifikuar të luanin 14 shfaqje në 10 vende europiane.
Në dhjetë ditët e ardhshme janë planifikuar edhe dy shfaqje të tjera, në Zvicër dhe Itali.
Nuk ka ende asnjë njoftim nëse këto shfaqje do të zhvillohen sipas planit./arbresh.info/
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...
Mashtrim milionësh në Ferizaj, arrestohet i dyshuari për tje...
Atletico arrin marrëveshje me një tjetër lojtar të Atalantas
Osmani organizoi pritje me rastin e largimit nga detyra, zyr...
Real Madridi e bën prioritet yllin e PSG për merkaton e verë...
Rizvanolli merr pjesë në përurimin e investimeve të efiçienc...