Mesazhi i modeles kineze për vitin e ri ngjallë reagime të shumta

14:49 | 20 Shkurt 2018
Arbresh.info

Supermodelja kineze, Liu Wen, ka bërë një urim për fansat e saj në rrjetin social Instagram me rastin e vitit të ri kinez.

Liu ka përdorur frazën “Urime vitin e ri hënor”, ky urim ka ngjallur reagime të shumta nga fansat.

Kjo ka bërë që më vonë modelja ta ndërroj mesazhin në “Urime viti i ri Kinez”, shkruan arbresh.info.

Fansat e saj kanë bombarduar faqen e saj zyrtare në Instagram pas këtij urimi duke e akuzuar atë për lënje jashtë të vendeve tjera aziatike.

Viti i ri hënor, i cili llogaritet me 16 shkurt, festohet nga miliona njerëz në mbarë botën.

Fjala viti hënor përdoret shumë shpesh për vitin e ri kinez, kjo për shkak të festivalit i cili lidhet me kalendarin hënor, i cili festohet gjithashtu në Taiwan, Koren jugore, Vietnam, Singapori dhe në pjesët e tjera të Azisë juglindore.

Ndryshe, modelja Liu Wen, së fundi është radhitur në listen e njohur ‘Forbes’ ndër modelet më të paguara në botë /Arbresh.info/

 

https://www.instagram.com/p/BfWePHdB0Ua/?taken-by=liuwenlw

 

Shpërndaje në rrjete sociale