Aktorja amerikane Meryl Streep është propozuar për çmimin Oscar për të 20-tën herë, duke e bërë atë një ndër aktoret më të nominuara në historinë e Oscar.
Aktorja 67-vjeçare është nominuar për aktoren më të mirë për rolin e saj në komedinë ‘Florence Foster Jenkins’, transmeton arbresh.info.
Me nominimin e sotëm ajo ka thyer rekordin e vet, duke lënë pas aktorët Katharine Hepburn dhe Jack Nicholson, të cilët ishin nominuar vetëm 12 herë.
Nominimi i saj i ka gëzuar pa masë përdoruesit e mediave sociale, të cilët e përkrahën edhe më shumë aktorën pas fjalimit kundër Donald Trump në Golden Globe.
Pas fjalimi ka reaguar edhe vetë Donald Trump, i cili e ka përshkruar aktoren si të ‘mbivlerësuar’./Arbresh.info
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...