Ditën e djeshme, Camilla Cabello, bëri rrjetin të ‘vlonte’ me anë të një fotoje të publikuar në ‘Instagram’.
Këngëtarja 21-vjeçare ndau me të gjithë një postim ku shfaqej me dorën në bark, duke bërë që fansat të pyesnin nëse ajo është shtatzënë me të dashurin e saj Matthew Hussey, 31 vjeç, me të cilin është në një marrëdhënie që prej muajit shkurt.
Dyshimet u shtuan akoma më shumë me përshkrimin e fotos. “Ti je akoma gjëja e vetme që kam bërë mirë”, shkruante ajo. Megjithatë Cabello reagoi menjëherë duke sqaruar thashethemet.
“Njerëz mos u çmendni. Kam qenë në tour nëpër Amerikë, duke provuar ushqime të shijshme. Më lini mua dhe barkun tim rehat”. Që prej majit, Camilla ka performuar në ‘Reputation Tour’ të këngëtares Taylor Swift, që ka ndaluar në Teksas, California dhe Massachusetts.
https://www.instagram.com/p/BpZ2CoBDV73/?hl=en&taken-by=camila_cabello
Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar ...
Albion Rrahmani shënon golin e radhës tek Sparta Praha
Mot i ndryshueshëm për pesë ditët e ardhshme
Skandali Epstein, jep dorëheqjen shefi i kabinetit të kryemi...
Drejtori i Policisë së Shqipërisë: Po e godasim trafikimin e...
Karateistja shqiptare, Lanika Rexhepi shpallet nënkampione e...