Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar përfshirjen e këngëtares Edona Llalloshi në politikë, duke pohuar se i sheh me simpati angazhimet e figurave publike nga sferat tjera, në këtë fushë.
Megjithatë, bashkëpunëtorja e tij artistike e hitit ”Simpatia”, për Memli Krasniqin, ka gabuar në përzgjedhjen e saj partiake.
”Unë i shoh me simpati angazhimin në politikë të figurave publike që vijnë nga sferat tjera”.
”Te rasti i Edonës, mendoj që ia ka huq partisë, po ça me bo”.
Ora 7: Pse? – është dashtë me shku te ‘Simpatia’ [PDK]?
”Jo, domosdoshmërisht, por mendoj që unë kur kam hy në politikë kam hy në kohën kur PDK ka qenë opozitë dhe kjo punë i ka 20 vjet dhe mendoj që angazhimi në politikë është shumë më i mirë kur njerëzit e fushave të ndryshme i ofrohen ndryshimit”.
”Kur i ofrohen partive që vërtetë e kalojnë njëfarë procesi të ndryshimeve dhe që kanë çka me ofru ma shumë se sa këtë çka po e shohim sot”.
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...
Vazhdon sot seanca për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës
Pas refuzimit të kërkesës për përjashtim të prokurorit, sot ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell