Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një nga momentet më të bukura të jetës.
Përmes një videoje në Instastory, ajo publikoi çastet kur partneri i saj, Granit Muhaxheri, i bëri propozimin romantik për martesë buzë detit.
Në sfondin e një zemre gjigante me mbishkrimin “Will you marry me?”, fishekzjarrë e dekorime elegante me lule e drita, Graniti u ul në gjunjë për t’i dhënë unazën e fejesës.
Melinda shihet e emocionuar dhe e lumtur në këtë moment të paharrueshëm, ndërsa pamjet kanë marrë menjëherë vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Ky hap i rëndësishëm shënon një kapitull të ri në jetën private të artistes, e cila prej kohësh po shijon lidhjen e saj me Granitin.

Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai
Tërmet në Turqi me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter
Besart Jashari emërohet zëvendësministër në Ministrinë për P...