Melania Trump pranë ish-presidentëve dhe ish-zonjave të para

12:34 | 23 Prill 2018

Kanë filluar të shpërndahen fotografitë e para nga funerali i ish-zonjës së parë, Barbara Bush.

Në njërën prej fotove që ka bërë më shumë bujë shihet bashkëshorti i Barbaras, ish-presidenti George H.W.Bush, djali i tij George W.Bush me bashkëshorten dhe dy ish-presidentët e tjerë me bashkëshorte, Bill Clinton me Hillary Clinton dhe Barack Obama e Michelle Obama, transmeton Arbresh.info.

Në këtë foto pranë gjithë këtyre është parë edhe zonja e parë aktuale, Melania Tump.

Nuk dihet pse në foto nuk është edhe presidenti Donald Trump./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara