Marrëdhënia e dukeshës Meghan me të atin është një nga marrëdhëniet më të komplikuara dhe një situatë e pazakontë për familjen mbretërore.
Ka kaluar shumë kohë që nga takimi i tyre i fundit dhe Thomas po bën çdo gjë për të rifituar të bijën.
Madje ai është shprehur se nuk do të rresht së foluri në media, derisa Meghan të pranojë ta takojë.
Njerëz të afërt me dukeshën janë shprehur se kjo situatë është shumë e vështirë për Meghan dhe se ajo nuk di si ta përballojë presionin dhe përmasat që kjo gjë ka marrë në media kanë dalë jashtë çdo parashikimi.
Por me sa duket, dukesha ka vendosur që t`i japë fund një herë e mirë kësaj situate.
Sipas The Mirror, Meghan do takohet me të atin në fund të muajit gusht.
Ajo do të udhëtojë e vetme drejt SHBA’ve, ku ka planifikuar takimin sekret me të atin.
SHBA-të godasin dy anije të tjera në Paqësor, 5 të vrarë
Shtatë të vdekur nga rrëzimi i aeroplani në SHBA, mes tyre d...
Dhunë dhe protesta në Bangladesh pas vdekjes së udhëheqësit ...
Kane po mbush boshllëkun e Muller te Bayern Munich
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhjen e radhës