Meghan Markle ka marrë ofertë shumëmilionëshe për të luajtur sërish në serialin “Suits”. Nga dukesha e Sussex kërkohet që të shfaqet vetëm disa minuta në rolin e Rachel Zane.
Madje nga NBC Universal kanë thënë se do t’u pëlqente që edhe fëmija i saj dhe princit Harry të paraqitej në disa skena.
Një burim i afërt me producentët ka thënë për The Mirror se xhirimi i të gjitha skenave mund të realizohet për gjysmë dite.
“Akoma nuk i kemi të dhënat e sakta, mirëpo bisedimet do të fillojnë në një të ardhme të afërt”.
“Kam dëgjuar se bëhet fjalë për një shumë prej dy deri në gjashtë milionë dollarë që është një shumë e madhe, por vlen të theksohet se do të ishte një prej lëvizjeve më të mëdha të marketingut në histori të televizionit”, ka thënë burimi.
Shfaqja e fundit e Meghan në serialin e popullarizuar amerikan ka ndodhur më 15 prill të vitit të kaluar, edhe atë vetëm disa javë para martesës me princin Harry (në muajin maj).
Paratë që do të ndahen për dukeshën e Sussexit do të dhurohen për organizatat bamirëse. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...