Dita e nënës në disa vende në botë përkujtohet në çdo datë 12 maj. Ditën e sotme Dukesha Meghan Markle ka bërë një urim mjaft të veçantë për të gjithë nënat, duke përfshirë edhe veten e saj, pasi është bërë nënë para pak ditësh.
Në një foto të publikuar në profilin e saj zyrtar ajo ka publikuar një foto të këmbëve të të voglit të saj Archie.
Krahas imazhit në këtë postim është shkruar: “Për të gjitha nënat e tashmes dhe të shkuarës, nëna që presin të bëhen të tilla dhe ato që nuk janë më, por që do të kujtohen gjithnjë. Ne nderojmë secilën prej jush. Sot festohet dita e nënës në Amerikë, Kanada, Australi, Zelandë të re, Afrikë e jugut, Kenia, Japoni dhe në vende të ndryshme të Evropës,”-shkruhet në postimin e Markle.
Gjithashtu nuk mund të mos vihej re dhe sfondi, i cili ishte i mbushur me lulet e quajtura ‘Forget Me Nots’, lulet e preferuara të Princeshë Dianës./opinion/

Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje