Eleni Foureira përfaqëson këtë viti qipriotët në Eurvision, falë të së cilës shteti i Qipros mund të jetë organizatore e kësaj ngjarja vitin e ardhshëm.
Eleni pati një perfromancë të shkëlqyeshme gjatë mbrëmjes së kaluar teksa bëri që të duartrokitet gjerë e gjatë nga audienca.
Ajo shkoi pa probleme në finale, gjë që nuk e habiti askënd që shikoi performancën e saj, shkruan portali kroat index.hr, shkruan telegrafi.
Bukurioshja 31-vjeçare që shumë e quajnë Shakira qipriote, por edhe Beyonce e Qipros Beyonce, ka lindur në Shqipëri dhe tani jeton në Greqi, më saktësisht në Athinë.
https://www.instagram.com/p/Bic3p9KAO_v/?taken-by=foureira
Përveç këngës, ajo merret edhe me aktrimin, vallëzimin dhe është kreatore e modës. Ajo është në lidhje me futbollistin Albert Botiahas.
Ajo filloi karrierën muzikore në vitin 2007 në grupin Mystique ndërsa dy vjet më vonë vendosi të provojë veten në solo këndim, e cila gjë rezultoi me lëvizje pozitive sepse prej asaj kohe ka publikuar tre albume që ishin shumë të suksesshme në territorin e Greqisë dhe Qipros. Në këto vende, ajo fitoi titullin “mbretëresha e pop”.
Elena më parë është përpjekur të jetë përfaqësuese e shtetit grek (2010, 2013 dhe 2017), por asnjëherë nuk doli e suksesshme.
Në Eurovision më në fund arriti këtë vit kur triumfoi në Qipro me këngën “Fuego” (Vatra ndërsa aktualisht është favoritja më e madhe në bastoret e këtij festivali.
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër