Misterioze dhe simpatike si kurrë më parë, Monica Bellucci hedh bombën. Aktorja 52-vjeçare ka treguar se ka një dashuri të re, por më pas nuk ka vazhduar më.
“Në jetën time është një mashkull i ri, por nuk ju tregoj se kush është’- ka thënë Monica Bellucci për revistën franceze, “Paris Match”.
“Në të kaluarën më kanë dashur shumë meshkujt por unë nuk kam qenë e gatshme për të marr atë lloj dashurie, shkruan Tgcom.
Sot unë kërkoj gjëra të reja dhe tashmë kam hyrë në një fazë të re të jetës sime. Kur isha më e re i shihja meshkujt nga pamja e jashtme dhe dilja me meshkuj të moshës sime.
Ndërsa sot kam ndryshuar mendim, një mashkull me rrudha më duket shumë interesant, shenjat që ka lënë mosha në fytyrën dhe trupin e tij më pëlqejnë shumë, sepse ajo që e bën më seksi është ajo që ia ka jetuar.
Sepse përmes rrudhave të trupit shihet më mirë shpirti”- vazhdon më tej aktorja 52-vjeçare. Ylli i kinemasë botërore ka folur edhe për vendet që ka jetuar dhe që dashuron Italinë dhe Francën.
Aktorja në vitin 2013 u divorcua nga aktori francez, Vincent Cassel. “Pas ndarjes, babai i vajzave të mia qëndroi në Brazil, ndërsa unë vendosa të jetoja në Paris. Vitin e kaluar bleva një shtëpi në Lisbonë dhe do më pëlqente shumë të shkoja të jetoja atje shumë shpejt”, -përfundon intervistën bukuroshja italiane .
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve