Artistja e famshme, Shakira e cila ka konfirmuar ndarjen e saj nga Gerard Pique në fillim të këtij viti, ka publikuar këngën e saj të re “Monotonia” në bashkëpunim me Ozuna.
Në këngën e re, artistja kolumbiane duket se flet për fundin e martesës me Pique.
“Nuk ishte faji yt dhe aq më pak i imi. Ishte faji i monotonisë. Nuk kam thënë gjë, por unë e dija që një ditë do të ndodhte. Ka qenë gjithmonë kështu. Ti ke dashur gjithmonë protagonizmin. Harrove çfarë ne ishim. Po më e keqja është se nuk ishte faji yt e aq më pak i imi, ishte i monotonisë. Prej kohësh nuk ishe më i njëjti dhe më le për narcisizmin tënd”, thuhet mes tjerash në tekst.
Në videon e cila nuk hapet në Kosovë, Shakira shfaqet me lot në sy. /arbresh.info/

Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...