Seriali i famshëm “Friends” i viteve ’90, ka qenë i preferuari i adoleshentëve për breza të tërë dhe vazhdon të ndiqet e të renditet si një prej serialeve më të preferuar në historinë e televizionit.
Në shkurt të këtij viti, aktorët dhanë lajmin e bukur që gëzoi fansat nga e gjithë bota.
Ata kishin vendosur të vinin me një ribashkim të veçantë që do të niste në muajin maj.
Mirëpo, emergjenca Covid-19 i prishi planet dhe ribashkimi i “Friends” u shty për më vonë.
Teksa të gjithë po qëndronim në pritje, producenti Kevin Bright ka dhënë një datë zyrtare për rikthimin e serialit.
Për shkak të pamundësisë për t’u bashkuar më herët, “Friends” do t’i kemi bashkë në Ditën e Falenderimeve (Thanksgiving Day) në SHBA.
Pra, aktorët tanë të preferuar do të mund t’i shohim edhe njëherë si dikur më 26 nëntor të këtij viti.
Sigurisht që është goxha kohë për të pritur, megjithatë producentët menduan se ribashkimi online dhe xhirimet e secilit nga shtëpia e tyre nuk do të kishin asnjë kuptim.
Kemi pritur kaq gjatë për ribashkimin e “Friends”, për të mos pritur deri më 26 nëntor!
“Është një turp!”, Laporta kritikon FIFA-n për dëmtimin e Ra...
Para seancës mblidhet Komisioni për Legjislacion, disa pika ...
Reagimi i parë i Malit pas eliminimit nga Big Brother: “Fito...
Rama bashkëbisedim me të rinjtë: Hyrja në BE nuk është vetëm...
Sot bëhen 27 vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjak...
KOMF: Fëmijët me autizëm ende pa mbrojtje të garantuar