Më 1 shkurt do të lansohet kënga më e re e Mozzik. Kështu ka bërë të ditur vet reperi nga Ferizaj.
Ai e ka publikuar një video në Instagram për t’i njoftuar fansat e tij lidhur me projektin e ri muzikor.
https://www.instagram.com/p/BtEpIZHFs0t/?utm_source=ig_embed
Përmes një xhirimi të shkurtër, Gramoz Aliu ka treguar se kënga do të titullohet “Romeo&Juliet”, ndërsa mund të jetë një tjetër duet me partneren e tij, Loredana Zefi.
“Bonnie & Clyde” është bashkëpunimi ndërmjet dyshes që u lansua në shtator të vitit të kaluar dhe numëron mbi 35 milionë shikime në YouTube.
Çifti i popullarizuar shqiptar u bënë prindër të një vajze në muajin dhjetor, ndërsa vetëm disa ditë më pas nisën turneun e tyre të koncerteve.
Po në muajin dhjetor, Mozzik e lansoi edhe projektin e tij më të fundit kushtuar nënës dhe familjes, “Nana”.
Videoja muzikore u publikua në YouTube më 15 dhjetor dhe deri më tani numëron mbi gjashtë milionë shikime.
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...
Barcelona gjithnjë e më pranë titullit, triumfon edhe ndaj G...
Ministri i Jashtëm iranian largohet nga Pakistani, nuk u tak...