Reperi MC Kresha feston sot ditëlindjen e 35-të.
Ai është njëri ndër reperët më të suksesshëm dhe më të pëlqyer shqiptar, e suksesi i MC Kreshës nuk po zbehet aspak as me kalimin e viteve.
Reperi sot po feston ditëlindjen e 35-të, me shumë vite karrierë që çdo vit e më shumë po hyn në themelet e repit shqiptar.
Me këtë rast nuk ka munguar as urimi nga shoku, bashkëpunëtori dhe ‘vëllai’ i tij, Lyrical Son

Festimi ka postuar një fotografi ku dyshja shihet në një nga koncertete e shumta të dyshes, ndërsa në urim ka shkruar edhe fjalët ‘Tash e përgjithmonë’, duke e bërë kështu të ditur se ata gjithmonë do të vazhdojnë të bëjnë muzikë kualitative bashkë, dhe jo vetëm.
Festimi dhe Kreshniku, apo Lyrical Son dhe MC Kresha, kanë themeluar bashkë labelin ‘PINT’, label ky që është më i suksesshmi i repit shqiptar dhe që, përpos këngëve dhe albumeve me të cilat kanë sjellë risi në industrinë e muzikës shqiptare, ata po i sjellin repit shqiptar edhe talenta të rinj të kësaj muzike.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...