Mc Kresha dhe Lyrical Son në ambasadën italiane, çka po paralajmërojnë reperët?

09:15 | 9 Maj 2023
A. B.

Reperët më me zë në vend, Mc Kresha e Lyrical Son kanë vizituar ambasadën italiane.

Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Ambasadës së Italisë në Prishtinë, shkruan Arbresh.info

Gjatë këtij takimi u diskutua për të sjellë sa më shumë artistë italian në Kosovë dhe anasjelltas.

“Kishim kënaqësinë të prisnim MC Kreshën dhe Lyrical Son në Ambasadën tonë. E shijuan njohurinë e tyre për #Italinë (qytetet, muzikë, kalcio) dhe diskutuan idetë për të sjellë më shumë artistë italianë në #Kosovë dhe anasjelltas. Bashkëpunim emocionues, një koncert në të ardhmen ”, thuhet në publikimin e ambasadës italiane.


Përndryshe, të dy reshperët janë të angazhuar me projekte të ndryshme dhe mbrëmje muzikore. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale